Rozë

Vjen reagimi i Romeos pas sherrit të Donaldit me Einxhel

Romeo dhe Donald Veshaj

Një debat i ashpër mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt ka ndodhur mbrëmë në spektaklin e Big Brother VIP, duke akuzuar njëri-tjetrin për bashkëpunimin që kishin në emision.

Ata akuzuan njëri-tjetrin për jo korrektësi.

Shkira i është drejtuar Donaldit duke i thënë se ai së bashku me Romeon e kanë larguar nga puna pas një aksidenti që kishte.

Madje gazetarja ka thënë së në emisionin e tyre ajo nuk është pagur fare për tre muaj.

Një gjë të tillë e ka mohur Donaldi, i cili më pas u pa shumë i mërzitur.

Pas gjithë këtyre situatave ka reaguar edhe Romeo, i cili ka publikuar një fotografi ku shihet me vëllun e tij.

“Demi i vëllait bëhu i fortë”, ka shkruar ai në mbishkrim./SHQIP.com