Vjen reagimi i babait të Kristit për çiftin në “BBVA” dhe fjalët e Sabianit

Në mesin e disa lojërave të organizuara nga produksioni i Big Brother Vip Albania, Kejsi ka refuzuar që të përgjigjet njërës nga pyetjet dhe është detyruar që të zgjedhë dënimin.
Dënimi parashihte puthjen e njërit nga djemtë e shtëpisë në buzë dhe Kejsi zgjodhi pikërisht Kristin.
Por, si duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer babait të Kejsit, Sabianit, pasi ai ka hequr vajzën e tij nga lista e personave që ndjek.

Ndërsa, babai i Kristit, Robert Aliaj në “Shqipëria Live” e ka cilësuar deklaratat e Sabianit në rrjet, si deklarata anadollake dhe mesjetare, që një prind europian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.

“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Europë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë.
Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”.
Në lidhje me reagimin e këngëtarit Sabianit, se Kristi po e shfrytëzon të bijën e tij, Keisi vetëm për shoë, Robert Dragot Aliaj është shprehur se nuk do ta komentojë fare këtë pjesë.
/Shqip.com