Teknologji

Vjen përditësimi i ChatGPT

OpenAI ka lansuar modelin GPT-4o mini, i platformës ChatGPT, duke iu mundësuar përdoruesve të shfrytëzojnë rezultate më të sakta dhe me cilësi më të lartë.

Ky model mund të shfrytëzohet nga krijuesit e uebfaqeve duke përdorur dhe krijuar chatbote sipas kërkesës private.

Pra, modelin e ChatGPT mund ta integroni në platformën tuaj online, duke e shfrytëzuar për biseda me robotin virtual dhe marrjen e përgjigjeve në kohë rekorde.

Për këtë ka njoftuar shqiptarja Mira Murati që është drejtoreshë e Teknologjisë brenda OpenAI.

/Shqip.com