Ekonomi

Vjedhjet e rrymës sa një muaj prodhim i dy blloqeve të TC Kosova B

Ministria e Ekonomisë ka reaguar ndaj vjedhjeve të energjisë në Kosovë.

Kjo ministri ka thënë se kostot e vjedhjes së energjisë elektrike i kushtojnë shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, miliona euro në vit.

“Humbjet Komerciale apo vjedhjet e energjisë elektrike vetëm për vitin 2021, arrijnë shifra aq të larta sa dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë 31 ditë për t’i mbuluar ato. Këto vjedhje të energjisë elektrike, jo vetëm që janë vepra penale, por janë një kosto e papërballueshme për qytetarët e vendit, të cilët i paguajnë këto kosto në fatura”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ky institucion ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse të furnizimit, të cilët janë duke organizuar aksione të vazhdueshme me institucionet e rendit për t’i ndalur vjedhjet e energjisë elektrike.

/Shqip.com