Vjedhje në terminalin doganor në Merdare, arrestohen dy zyrtarë të sigurimit
Publikuar:
(27.10.2021 09:44:16)

Policia e Kosovës njofton se një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën e 25 tetorit në Merdare të Podujevës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, në terminalin doganor në këtë fshat, është thyer muri prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare.
Këto cigare ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të padoganuara.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar – zyrtarë të sigurimit të terminalit.
Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje./SHQIP.com