Lajme

Vizita e parë në Shqipëri, Rama i uron mirëseardhjen Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton për herë të parë sot Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook i ka uruar mirëseardhjen sekretarit amerikan, Antony Blinken.

“MIRËMËNGJES”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar dhe një foto të Blinken ku shkruhet në anglisht: “Welcome” (Mirësevjen).

Në kuadër të kësaj vizite, Sekretari Blinken do të zhvillojë takim dhe më pas konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Rama dhe Blinken do të takohen për rreth 3 orë. Takimi dhe konferenca janë parashikuar në harkun kohor 16:00-19:00.

Dy marrëveshje do të nënshkruhen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vizitës që do të mbajë sot në Tiranë Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjet, të cilat kanë të bëjnë me një program të shkëmbimit akademik “Fullbright” si dhe memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, që ka të bëjë me bashkëpunimin në mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

/Shqip.com