Lajme

Vitia: “Pharma Leader” dyshohet se falsifikoi dokumentet për importim të insulinave në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media tha se kompania “Pharma Leader”, nuk ka pasur leje për të importuar insulina në Kosovë.

Vitia tregoi se operatori ekonomik “Pharma Leader” dyshohet tashmë se ka ofruar dokumente të falsifikuara gjë që konsiderohet vepër penale.

Ai tha se më 12 qershor janë njoftuar se kompania “Pharma Leader” asnjëherë nuk ka pasur asnjë leje apo marrëveshje për të importuar insulina në Kosovë

“Në dokumentin e muajit maj, të vitit 2023, operatori ekonomik e ka ofruar një dëshmi (statment) nga “Pharma Trade”, në gjuhën angleze. Me qëllim të konfirmimit të rregullsisë së dëshmisë, Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar përmes shkresave elektronike me “Farma Trade” me seli në Maqedoninë e Veriut. Nga ana e Zv/Drejtorit Gjeneral të “Fharma Trade” kemi pranuar përgjigjen përmes postës elektronike, me shkrim, se dëshmia e ofruar nga “Pharma Leader” nuk është valide dhe se ata nuk kanë ofruar një dëshmi të tillë”, tha Vitia.

Ai tha se operatori ekonomik “Farmalider” dyshohet tashmë se ka ofruar dokumente të falsifikuara gjë që konsiderohet vepër penale.

/Shqip.com