Vitia: Mbetet synim përmirësimi i shërbimeve mjekësore

Ministria e Shëndetësisë e ka për synim të vazhdueshëm përmirësimin e qasjes dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e saj.
Kështu u tha në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë me OBSh-në për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetësisë e cila këtë vit me temën “Shëndet për të gjithë”.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se synim i kësaj ministrie është ruajtja dhe përparimi i shëndetit duke promovuar jetesën e shëndetshme.
Duke fol për investimet në shërbimet mjekësore, Vitia tha se mbetet shqetësues fakti se për shkak të gjendjes sociale, një pjesë e qytetarëve nuk kanë qasje në shërbimet shëndetësore.
“Në Kosovë synim i vazhdueshëm i MSh-së mbetet përmirësimi i qasjes dhe përballueshmërisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor, përkatësisht mbulimi shëndetësor universal me shërbime shëndetësore. Synim po aq i rëndësishëm i MSh-së bazuar në strukturën demografike të popullatës në radhë të parë është ruajtja dhe përparimi i shëndetit duke promovuar jetesën e shëndetsh”, tha ai.
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenien Sociale, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku theksoi si nevojë riorganizimin për shërbimet shëndetësore.
Ndërsa, drejtori i Institutit të Kosovës për Shëndetin Publik, Naser Ramadani u shpreh se qëllimi i shënimit të kësaj dite është vetëdijesimi për veprimet urgjente për një planet të shëndetshëm.
Ramadani u shpreh se në Kosovë programi i zgjeruar i imunizimit ka prioritet të lartë dhe i bazuar në të gjitha rekomandimet e OBSH-së.
Krahas shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, sot më 7 prill përkon edhe 75 vjetori i Organizatës Botërore të Kosovës.
/Shqip.com