Viti i artë

Shumë medalje, lot dhe krenari.
Viti 2021 solli gëzime të pafundme për sportin vendor.
Edhe një herë tjetër – xhudistet kosovare e përfaqësuan shtetin në mënyrë dinjitoze. “Ambasasore” të tokës dardane.
Vashat e arta dardane

Në Tokio zbarkuan pa zhurmë. Por, u kthyen si “mbretëresha”.
Distria Krasnqi dhe Nora Gjakova rrëmbyen medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, për t’i treguar botës – që ani pse vijnë nga një vend i vogël, puna, pasioni, talenti dhe dashuria që e kanë për këtë sport është e madhe.
Distria është medalistja e dytë e artë olimpike e Kosovës, pas Majlinda Kelmendit, e cila ishte shpallur kampione në “Rio 2016″.
Krasniqi, pati një rrugëtim të vështirë deri në finale, ku më pase mposhti xhudisten japoneze, Funa Tonakin.
Kurse, Gjakova kishte mposhtur në gjysmëfinale japonezen, Tskukasa Yoshida që ishte dhe pretendentja kryesore në peshën deri në 57 kg.
Ndërsa, në finale e kishte “gjunjëzuar” xhudisten franceze, Sarah Leonie Cysique, me ippon.
Kështu, në Kosovë u kthyen të arta. Por, kjo nuk është e gjitha. Në votimin e hapur nga Federata Botëtore e Xhudos, Distria u votua dhe u zgjedh xhudistja më e mirë në glob për vitin 2021.
Ndërsa, ajo së bashku me Gjakovën – renditen të parat edhe në ranglistat botërore – në katëgortë përkatese.
Një vit historik, jo vetëm për to, por edhe për Kosovën.
Mbretëresha e xhudos – u pensionua
I refuzoi milionat – nga shtetet tjera. Kishte vetëm një ëndërr: Ta “sundonte” botën e xhudos – me flamurin e Kosovës.
Majlinda Kelemendi – i dha fund karrierës së bujshme në xhudo.
Majlinda ishte xhudistja e parë që solli medaljen e artë në Kosovës, pasi u shpall kampione në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Ndërsa, në përgjithësi ajo e ka “sunduar” botën dy herë, ishte katër herë “mbretëreshë” e Evropës dhe doli fituese e katërfishtë në Grand Slamin e Parisit.
Përkundër faktit që në Tokio u eleminua në raundin e parë, kjo nuk e zbeh madhështinë dhe vulën që ka lënë në xhudo.
Vlera e Majlinda Kelmendit është më e madhe se në fushën sportive.
Ajo theu barrierat dhe mposhti steriotipet gjinore – duke treguar që me punë dhe disiplinë asnjë sukses nuk është i pamundur.
Majlinda u pensionua me ceremoni shtetërore, ashtu siq e Meriton një legjendë e vërtetë. Ajo është sinonim i fjalës ‘kampione’.
Trajneri më i mirë në botë

Të besosh në ëndrrat e të tjerëve, pa interes është e shenjtë.
Driton Kuka, jo vetëm që i besoi, por edhe i qëndroi prapa në çdo hap, xhudistëve nga Kosova, të cilat prekën majat e këtij sporti.
Ai u zgjedh trajneri më i mirë në botë për xhudo për vitin 2021.
Ndërsa, në Lojërat Olimpike të vitit 2020, ai rrëmbeu dy medalje të arta me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, duke e vazhduar rrugën e sukseseve – të cilën e kishte nisur Majlinda Kelmendi.
Kuka ishte i nominuar në mesin e shumë trajnerëve të mëdhenjë të këtij sporti dhe arriti që të dalë fitues në fund.
Ai ishte në garë me Yvonne Boenisch, Robert Eriksso, Koesi Inou dhe stafin e kombëtares franceze.
Por, kjo nuk ishte e gjitha, pasi edhe Akil Gjakova ishte shpallur kampion i Evropës – dhe një pjesë e “faturës” i takon Dritonit.
Ky është një sukses historik për Kosovën dhe sportin vendor në përgjithësi.
Ndarja e këtij çmimi u bë pas votimit online – ku të drejtë vote kishin e gjithë bota – deri me datën dhjetë dhjetor.
Ëndrra u realizua

Nata e 11 tetorit, të vitit 2021 mbeti në histori.
Ëndrra e fëmijërisë – që dikur e kishte një djalosh nga Juniku u realizua.
Haxhi Krasniqi u shpall kampion i botës. “Vuajtjeve” të kahmotshme i erdhi fundi.
Boksieri shqiptar u përball në finale ndaj Dominic Boesel, i cili nuk mundi t’i rezistojë më shumë se tre raunde. Gjermani ra në tokë, junikasi shpërtheu në festë.
Pas kësaj fitore, Krasniqi tha : I uroj Dominicut rikthim të shpejtë. Jemi familje e madhe… Kjo luftë ka zgjatur 15 vjet. Kam pasur ulje dhe ngritje. Kam qarë, kam qeshur. Tani kam arritur të përmbush ëndrrat e mia.
Por, në ndeshjen e dytë – mes këtyre dy boksierëve, Krasniqi u mposht nga Boesel, me vendim unanim të gjyqtarëve.
Për këtë vendim, boskieri nga Kosova nuk u pajtua fare dhe paralajmëroi ankesa. Madje, ndeshjen e rishikuan edhe disa gjyqtarë të licensuar nga Federata e Boksit gjerman, të cilët thanë se Robini ishte fiutues.
Por, prapë se prapë, asgjë nuk ndryshoi, titujt mbesin vetëm pjesë e së kaluarës të Haxhi Krasniqit.
Pas tetë vitesh në labirinth, titulli e gjeti rrugën për në kryeqytet

Rruga ishte e gjatë.
Në viti 2020 – vetëm një ndeshje i ndau nga titulli, por dëshpërimin e përdorën për t’u motivuar.
Pas tetë vitesh në labirinth, titulli e gjeti rrugën në kryeqytet. Prishtina u shpall kampione e Superligës së Kosovës.
Ani pse me konkurencë të madhe dhe me shumë skuadra që po “luftonin” për të njëjtin titull, në fund ia arritën qëllimit.
Në krye me Zekirja Ramadanin, kjo skuadër nuk e nisi kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa forma erdhi me kalimin e kohës.
Ky sukses ishte historik edhe për Ramadanin, i cili e ka fituar Superligën tre herë.
Festa shpërtheu – në kryeqytet.
Akil Gjakova – kampion i Evropës

U rrëzua disa herë, por nuk e mendoi dorëzimin si opsion. Ai mendoi vetëm se si të ngritjej më i fortë herën tjetër.
Mundi dhe punua iu shpërblyen. Akil Gjakova u shpall kampion i Evropës, në kampionatin e mbajtur në Portugali.
Akili, pati përballje të vështirë, ama ishte përgatitur maksimalisht për fitore.
Në xhiron e parë ishte i lirë, kurse në përballjen e parë fitoi me Ippon kundër garuesit nga Izraeli, Ido Levin.
Gjakova, në ndeshjen e dytë mposhti poashtu me Ippon garuesin gjerman, Anthony Zinggm kurse në çerekfinale mposhti me 3 denime për Ippon rusin, Musa Mogushkov.
Në gjysmëfinale ai mposhti me Ippon zviceranin, Nils Stump, teksa për medaljene artë e mposhti me Ëazaari garuesin nga Izraeli, Tohar Butbul.
Edhe ky sukses i “faturohet”, Driton Kukës, i cili e mbështëti Akilin në çdo hap.
Florian Marku – i heshti të gjithë

Jeta e tij ishte e vështirë. Madje, në një kohë qëndroi edhe prapa grilave, por shpresën nuk e humbi kurrë.
I kishte pasion sportet luftarake, me të cilat u bë i njohur. Por, veten vendosi ta sporovonte edhe në boks.
Ani pse pati shumë dyshime, ai ia arriti qëllimit.
Në mes të Londrës – shpall kampion i botës (IBF peshat e mesme).
Në prani të një numri të madh tifozësh, Marku ishte dominant, duke mosë vënë epitetin e fituesit për asnjë moment në dyshim, ani pse rezultati u vendos nga juria.
“Viktima” ishte Maxim Prodam.
Për ta mbrojtur titullin u përball – pas një kohe u përball me Jorick Luisetoo.
Ani pse përballë vetes e kishte një kundërshtar tejet të papërshtashëm, në fund, boksieri shqiptar doli edhe një herë me kokën lartë.
Për Florianin kjo ishte fitorja e dhjetë në karrierën e tij si profesionist dhe mbetet ende pa as edhe një humbje të vetme.
Tashmë, në meçin radhës, Marku e ka mundësinë që ta realizoj ëndrrën e tij: Të boksoj në mes të Tiranës.
Pa biletë për Katar

Qëllimin nuk e arritën dot.
Rrugëtimin për Katar e nisën me shumë entuziasëm, por rezultatet pozitive dhe buzqëshja nuk u panë shumë në kampin e Dardanëve.
Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, në vendin e fundit të Grupit B.
Dardanët regjsitruan pesë humbje, dy barazime dhe vetëm një fitore.
Gjatë këtyre kualfikimeve, Kosova i ndau rrugët me trajnerin, Bernad Challandes.
Challandes iku, por jo edhe humbjet. Kupa e Botës, tashmë mbetet vetëm një ëndërr, të cilën mund të bëjnë realitet në vitin 2026.
Shkëlqimi i Yllit

Ylli u shpall kampion i Superligës së Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Sushareka – nuk e kishte epitetin e favoritit në fillim të sezonit, por në parket ishte superiore.
Ani pse në finale e kishin përballë vetës Pejën – një skuadër më përovjë dhe kualitet, Ylli shkëlqeu.
Madje, në finale as që pati dilema se kush do dalë fitues, “xhebrailat” fituan në të trija ndeshjet e play-offit.
Ky ishte një sukses historik për Ylli, pasi kjo ishte hera e parë që kjo ishte hera e parë në historinë e klubit – që e fituan këtë trofe.
Ky triumf i suharekasve ia shëtoi hjeshëinë elitës së basketbollit vendor – duke e bërë kampionatin një “dramë” në vete.
“Shqiponjat” – e rrëmbyen titullin

“Shqiponjat” nuk e ndalën “fluturimin”.
KB Penza u shpall kampione në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Peja e nisi kampionatin si favorite për titull dhe në fund ia arriti qëllimit.
Finalja solli një dramë të madhe, ku u takuan me Bashkimin.
Fituesi u përcaktua vetëm pas pesë ndeshjeve. Pra, Penza triumfoi 3-2 në total.
Në takimin e fundit semafori 63-77, titulli shkoi në Pejë.
FC Liqeni – befasia e ëmbël e futsallit

Titulli ndëroi vend. Nga Prishtina – iku për në Drenas.
FC Liqeni ishte befasia e ëmbël e Superligës së Kosovës në futsall.
Ani pse në finale, e patën përballë Liburnin – një nga skuadrat më të mira të viteve të fundit në Kosovë, prapë se prapë dolën fitues.
Epilogu përfundimtar i finales ishte 4-1.
Madje, kjo skuadër e fitoi edhe Kupën e Kosovës – një dëshmi tjetër që FC Liqeni ishte superior në futsall – sezonën e kaluar.
Për këtë skuadër, ky ishte sezoni debutues në elitën e futsallit dhe një sukses që nuk do harrohet për një kohë të gjatë.
Besa Famgas – pa konkurencë

Titulli nuk ka ndryshuar ambient që shtatë vite.
Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll.
Skuadra pejane i fitoi të gjitha ndeshjet kampionale, duke përfshirë ato të play-offit dhe në fund doli kampione.
Në finale, Besa u takua me Prishtinën – skuadër të cilën e mposhti me lehtësi në të dyja takimet.
Ky sezon ishte edhe një dëshmi së kjo skuadër është e pa konkurencë në këtë sport.
Madje, paraqitje të mira zhvilluan edhe në garat evropiane, ku u mposhtën në EHF Cup kundër Potaissa Turda./Shqip.com