Lajme

Viti akademik në Universitetin e Prishtinës nis me 3 tetor

Kampusi i Universitetit të Prishtinës

Universitetin e Prishtinës pritet të nis mësimin me 3 tetor.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ana e UP-së.

“Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” më 3 tetor do të nis viti i ri akademik 2022/23” thuhet fillimisht në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se Universiteti i Prishtinës edhe sivjet ka vazhduar me tërheqjen e nxënësve më të dalluar në nivel vendi.

Mbi 45% të studentëve të pranuar në UP në vitin e parë të studimeve themelore kanë notën mesatare 5.0 gjatë shkollës së mesme, thuhet në njoftim.

Sipas UP-së, Tetori përveç që shënon fillimin e vitit akademik është pjesë e pashlyeshme e historisë.

“Tetori, përveç që shënon fillimin e vitit të ri akademik në vendin tonë, është edhe pjesë e pashlyeshme e historisë, falë ngjarjeve të vitit 1997, kur më 1 tetor të atij viti, UP-ja u shfaq në skenë si aktori kryesor në kthesën më të madhe historike për Kosovën. Sikurse para një çerek shekulli, ashtu edhe sot, UP-ja është orientuese dhe baza kryesore e përgatitjes së intelektualëve të vendit tone” thuhet në njoftim.

Gjithashtu është bërë e ditur se mbi 4 mijë e 100 studentë të rinj i janë bashkuar UP-së këtë vit, në dhjetëra programe studimore, të ofruara në 14 njësi akademike dhe se aktualisht në UP janë në proces edhe konkursi për pranimin e studentëve në studimet master dhe në ato të doktoratës./Shqip.com