Vitali Klitschko: Ndërtesa televizive e Kievit është dëmtuar nga dy raketa
Publikuar:
(01.03.2022 17:23:30)

I pari i Kievit, Vitali Klitschko – ka bërë një postim në Twitter, ku ndër të tjera ka treguar se ndërtesa a televizive e kryeqytetit është dëmtuar nga dy raketa.
“Armiku po sulmon kryeqytetin. Sipas informacioneve paraprake, kulla televizive e Kievit është dëmtuar nga dy raketa.
Nënstacioni i transformatorit, i cili furnizon me energji elektrike kullën e televizorit, si dhe pajisjet në vetë kullën e televizorit janë dëmtuar”, ka shkruar ai në Twitter.
Ish-boksieri i njohur është duke qëndruar në këtë luftë – së abshku me vëllain e tij – Valdimir, dhe gjatë ditëve të fundit kanë dhënë mjaftë mesazhe motivuese për bashkvendasit. /Shqip.com