Sport Shqiptar

Visar Bekaj, “bankomati” i Tiranës

Visar Bekaj nuk është vetëm një nga lojtarët më të mirë të Tiranës, por është edhe si bankomat për skuadrën kryeqytetase të Shqipërisë. Gardiani sërish vazhdon që t’i sjellë Tiranës të ardhura.

Së fundmi për bardhekaltërit ka ardhur një shumë tjetër e majme nga FIFA.

Janë 36 mijë euro të transferuara në emër të Tiranës.

Në fakt, është portieri Visar Bekaj, i cili ka sjellë këtë shumë në arkat e Tiranës.

Bekaj ka qenë i grumbulluar me Kosovën dhe në këto kushte Tirana ka përfituar nga prania e tij në Përfaqësuesen e “Dardanëve”.

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj

Shqipëria ka humbur mundësinë për të shumëfishuar këtë shumë, pasi janë larguar Taulant Seferi dhe Erjon Hoxhallari, të cilët janë te Vorskla Poltava.

Toshevski dhe Hasani nuk grumbullohen më me përfaqësueset e tyre.

Nëse këta lojtarë do të ishin pjesë e kombëtareve, atëherë Tirana do të grumbullonte më shumë para nga pjesëmarrja e tyre me kombëtaret respektive.

/Shqip.com