Kulturë Kino

Filmi “Virgjëresha Shqiptare”, fiton çmimin e publikut në Ostend

Filmi “Virgjëresha Shqiptare” ka triumfuar në Festivalin e Filmit në Ostend, duke fituar Çmimin e Publikut.

Kjo është bërë e ditur nga protagonistët e filmit në rrjetin social Facebook.

Aktorja Rina Krasniqi, ka falënderuar ekipin si dhe të gjithë publikun belg i cili edhe i dhuroj këtë çmim.

“Faleminderit publikut të bukur belg, i cili mbushi shfaqjet tona dhe na bekoi me këtë çmim të mrekullueshëm! Dhe kështu udhëtimi vazhdon!”, shkroi Krasniqi.

Filmi “Virgjëresha Shqiptare”, vjen nga Bujar Alimani, dhe trajton ngjarjen e një vajze në Shqipërinë e veriut të viteve 60.

Pas vrasjes së babait të saj, vajza vendos të sakrifikojë feminilitetin dhe të bëhet burrneshë duke vendosur drejtësinë. E gjithë kjo ndodh në një vend ku është vendosur diktatura komuniste dhe nuk është e lehte në mes të ndryshimeve politike që ndodhin të ruhet dinjiteti njerëzor, dhe dashuritë të cilat vihen në provë.