Viola Von Cramon pyet Policinë e Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu?
Publikuar:
(28.05.2023 19:34:43)

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka vizituar të dielën komunën e Zveçanit.
Gjatë vizitës, Von Cramon, është parë duke biseduar me Policinë e Kosovës në Zveçan, teksa dëgjohet t’i pyes “Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”.
Ndërsa, njëri nga policiët i është përgjigjur duke i thënë se janë aty për të mbrojtur kryetarin e komunës, dhe se është detyrë e tyre.
Tutje, ai i ka thënë se ata po mbrojnë të gjithë, pa dallim.
Më pas, raportuesja në Parlametin Evropian, ju kërkon policëve që të mos keqkuptojnë duke shtuar se ajo e di që nuk është në dorën e tyre të vendosin se ku të qëndrojnë.
/Shqip.com