Vinicius Junior – shënon eurgol, ngushtohet rezultati
Publikuar:
(26.04.2022 22:17:11)

Një “dramë” po zhvillohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve – në “Etihad Stadium”, ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madrid.
Vinicus Junior ka shënuar një gol që shihet rrallë në botën e futbollit.
Pas një sprinti nga mesfusha, ai e tundi rrjetën e Ederson dhe e ngushtoi rezultatin në 3-2.
Ky gol i shënuar nga këmbëshpejti ishte edhe një dëshmi e formë së lartë që po kalon në këtë sezon.
Së bashku me Benzeman – dyshja në fjalë janë pa asnjë dyshim pika më e fortë e “mbretërve”.
Kjo gol – e ka bërë ndeshjen edhe më interesante dhe epiteti i fituesit – duket që nuk do vendoset lehtë.
Paraprakisht, City realizoi me anë të Phil Foden – në pjesën e dytë.
Shqip.com do vazhdojë të ju mbajë të informuar për çdo ndryshim nga ky takim./Shqip.com