Villarreali vazhdon me fitore dhe në La Liga

“Nëndetësja e verdhë” nuk po ndalet – as në La Liga.
Villareali ka triumfuar 1-2 në udhëtim te Getafe për të dëshmuar formën e lartë që po kalon së fundmi.
Mysafirët shënuan pas vetëm shtatë minutave lojë – me anë të Gerard Morenos.
Për sulmuesin spanjoll ky ishte goli i nëntë në këtë sezon, teksa ka regjistruar edhe tri astsime.
Por, skuadra e udhëhequr nga Unai Emery – nuk u ngop me kaq dhe në minutën e 16-të realizoi edhe një herë – më anë të Manu Trigueros.
Për ta ngushtuar rezulatin dhe për ta bërë këtë takim më interesant u përkujdes Enes Unal – me golin e realizuar në minutën e 63-të.
Sulmuesi turk është duke kaluar në formë fenomenale këtë sezon – dhe ka shënuar 15-të gola në elitën e futbollit spanjoll.
Sa i përket renditjes tabelare, Villarreali gjendet në vendin e shtatë në tabelë, me 49 pikë të grumbullluara.
Gjashtë më pak se Real Sociedadi i vendit të pestë – vend që mund të jetë trampolinë për Europaligë.
Në anën tjetër, Getafe mbetet në pozitën e 15-të, me vetëm 32 pikë./Shqip.com