Sport Ndërkombëtar

Villarreali e ndal hovin e Real Madridit

Real Madrid ndalet me barazim ndaj Villarrealit

U prit që do të jetë një ndeshje e vështirë për Real Madridin dhe ashtu doli.

Villarreali i ka ndalur madrilienët me barazim pa gola në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu”, shkruan Shqip.com.

Ky takim solli shumë raste shënimi për të dyja skuadrat, por as njëra e as tjetra nuk arritën që të jenë konkrete para portës.

Përkundër këtij barazimi, skuadra e udhëhequr nga Carlo Anchelotti është lidere në LA Liga me 17 pikë, tre më shumë se Sevilla që gjendet në vendin e dytë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Villarreali është në vendin e dhjetë dhe pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara kanë grumbulluar gjithsej tetë pikë.

Në gjiron  e ardhshme, “mbretërit” do të luajnë në udhëtim ndaj  Espanyolit, kurse Villarreali do e presin në “shtëpi” Real Betisin./Shqip.com

Image