Sport Shqiptar

Vikend “i zjarrtë” në basketbollin kosovar

Java e 19-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë disa ndeshje interesante, kurse sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë që edhe kësaj radhe të dhurojnë spektakël.

Pejanët këtë edicion kanë 13 fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit nëntë fitore e nëntë humbje. Në dy takimet mes këtyre skuadrave fitore shënuan verdhezinjtë.

photo by: @Shpend Ahmeti

Takimi i parë i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Prishtinasit kanë fituar Superkupën, ndërsa mjaft mirë qëndrojnë edhe në elitë me 13 fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit kanë pasur ngritje të formës, duke numëruar tetë fitore e dhjetë humbje.

Rahoveci që ndodhet në vendin e fundit me dy fitore e 16 humbje do të ndeshet me Ponte Prizrenin, që ka gjashtë fitore e 12 humbje, për të bërë këtë sfidë shumë të rëndësishme për ‘fatin’ e këtyre dy skuadrave.

Java e 19-të përmbyllet me përballjen mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit. Kampioni numëron 14 fitore radhazi dhe me 32 pikë është lider, kurse kuqezinjtë kanë shtatë fitore e 11 humbje.

/Shqip.com