Rozë

Vijojnë përplasjet mes banorëve, tensione mes Erjolës dhe Romeos

Pas një ‘Prime’ të gjatë dhe me plotë dinamika ngjarjesh, banorët janë ndeshur me ‘përplasje’ të tjera mes njëri-tjetrit, duke përfunduar dhe në lotë.

Ka qenë Erjola e cila është përlotur orët e para të mëngjesit, kjo pasi nuk duron dot fjalët apo ‘presionet’ që i bëhen në shtëpi nga banorët e tjerë.

Teksa Juli mundohej ta qetësonte dhe e shoqëroi deri në ambientet e dhomës së gjunit, Erjola u shpreh: “A duan të më prekin, le të futen me familje, me motër e vëlla i dalë përballë botës vetë, ma shpifën… Thotë copa e Romeos: ‘Juve jeni plehra, ju shtrydh si lecka’, nuk mundem më! Kam kaluar 1 mijë të zeza në jetë, kockë e fortë vetë dhe të më thonë të shtypim si leckë?!”

Ndërkohë, Romeo ka shkuar pranë saj dhe është munduar ta qetësojë.

Erjola: Më lër në cepin tim të kërkoj!Romeo: Po mir moj po mos u fut në ato tripa.

Erjola: Të kërkoj të më lësh në cepin tim! Nuk u ngope!

Romeo: Pse moj çfarë bëra? Unë të pyes si je moj?

E më pas pjesë e debatit të tyre është bërë dhe Juli ku ky i fundit ka ‘akuzuar’ Romeon pasi bëri Erjolën të qajë, duke i thënë gjithashtu se për dy muaj rresht ai e ka përndjekur banoren dhe nuk e ka lënë të qetë.

/Shqip.com