Videoja intime bëhet shkak që Xhuli e Stresi të përplasen sërish
Publikuar:
(02.03.2023 14:49:24)

Juliana Nura dhe Stresi që nga hyrja në Big Brother kanë pasur mospajtime në mes veti.
Por, javën e kaluar rregulluan raportit – i cili duket se nuk ka zgjatur shumë.
Gjithçka nisi për videon intime të Xhulit, për të cilën kjo e fundit tha se reperi i ka thënë “ta ka parë e gjithë bota”.

“Po shpif”, tha artisti shqiptar në prezencën e Brunos, i cili po dëgjonte të dy.
“Je duke bo mashtrim dy javët e fundit, por nuk ta beson populli, unë e di lojën tënde Xhuliana, unë e di që ti për loje bën gjithçka”, tha Stresi ndaj Xhulit.
Se a pritet që të penalizohet Stresi, pas këtyre ofendimeve mbetet për tu parë.
/Shqip.com