VIDEO / Shembet ura në Baltimore të SHBA-së
Publikuar:
(26.03.2024 10:30:04)

Një pjesë e konsiderueshme e një urë të madhe në Maryland të Shteteve të Bashkuara është rrëzuar, pasi është goditur nga një anije mallrash.
Në pamje shihet momenti kur anija e godet urën “Francis Scott Key” në Baltimore, duke rrëzuar një pjesë të strukturës në Lumin Patapsco, pak para orës 1 e 30 minuta pas mesnatës sipas kohës lokalre, raporton “Daily Mail”.
Nuk pati raportime të menjëhershme për ndonjë viktimë, por dukej se në urë kishte trafik në kohën e katastrofës.
/Shqip.com