Lajme

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga “Shota”, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga makina e parë shqiptare.

Makina e pare ushtarake e blinduar, e quajtur “Shota” është krijuar nga një vajzë nga Bulqiza, Arjeta Puca dhe ekipi i saj i vajzave.

“MIRËMËNGJES dhe me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

/Shqip.com