VIDEO/ Rama inspekton punimet në aeroportin e Vlorës: Përfundon vitin e ardhshëm
Publikuar:
(27.11.2023 15:39:45)

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Aeroportin e Vlorës. Aeroporti i parë ndërkombëtar në jug të vendit pritet të përfundojë në fund të 2024, ndërsa gati për operim do të jetë në mars të 2025.
Terminali i aeroportit ka nisur të marrë formë tashmë, ndërsa do të shtrihet në një sipërfaqe prej 500 m përgjatë pistës.
Nga inspektimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, qeveria dha lajmin e ndërtimit të një akademie që do të trajnojë të gjithë punonjësit e fushës së aviacionit.
/Shqip.com