Lajme

VIDEO/ Rama inauguron autostradën Thumanë-Kashar, rruga hapet për qarkullimin e automjeteve

Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier

I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro.

Rruga e re shmang radhët kilometrike të automjeteve në oraret e fluksit dhe sezonin e verës kur trafiku rëndohet.

Për të përshkuar segmentin Thumanë-Fushë Krujë-Rinas duheshin deri 2 orë për 30 km, ndërsa me segmentin e ri, kjo distancë do të bëhet për 15 minuta.

Autostrada nis në Thumanë dhe përfundon në Kashar, duke u bashkuar me autostradën tjetër, atë Tiranë-Durrës.

/Shqip.com