Video: Rama dhe Abazoviç takohen me Zelenskyn
Publikuar:
(15.06.2022 17:16:29)
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq po qëndrojnë në Ukrainë.
Gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Ukrainë, kryeministrat shqiptarë kanë zhvilluar takim edhe me presidentin ukrainas Zelenskyn.
Kjo është bërë e ditur përmes një video të publikuar nga vetë Zelensky në profilin e tij në rrjetin social në Facebook.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për popullin tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç” ka shkruar Zelensky.
Sot në Ukrainë po zhvillohet dita e 112 e luftës./Shqip.com