VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin italian

Një sherr mes deputetëve shpërtheu në Parlamentin italian.
Dhuna plasi gjatë diskutimit të një projektligji për autonomi të diferencuar ku deputeti i Lëvizjes “5 Yjet”, Leonardo Donno, po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, në shenjë proteste. Në këtë moment, Donno u godit dhe u rrëzua përtokë.
Menjëherë më pas ai u largua nga salla me karrocë. Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon gjatë incidentit.
Menjëherë është thirrur konferenca e kryetarëve të grupeve të Parlamentit italian, për të marrë vendimet e mëtejshme.
Fillimisht kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar. Në sallë u vendosën flamuj trengjyrësh dhe u përmend himni i Mamelit, ndërsa disa deputetë pushtuan karriget e ministrave duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.
Seanca u ndërpre menjëherë. Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.
/Shqip.com