VIDEO/ Opozita në Shqipëri ndez zjarr në Kuvend
Publikuar:
(20.11.2023 10:34:49)

Pamjet që shihni i përkasin kaosit sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputetët e opozitës ndezën tymuese dhe flakadanë.
Një prej flakadanëve përfshiu nga zjarri edhe një nga tavolinat e Kuvendit.
Deputetja e PS, Blerina Gjylameti duket teksa nxiton të hedhë ujë, ndërsa ndërhyjnë edhe efektivët e Gardës të cilët neutralizojnë flakët.

Edhe pse mes kaosit, tymit dhe flakëve, Kuvendi votoi ligjet e parashikuara në rendin e ditës. Me votat e mazhorancës u votua në parim edhe projektbuxheti për vitin e ardhshëm.
Për herë të parë në 32 vite, Kuvendi kaloi buxhetin pa debate për shkak të protestës së opozitës.
/Shqip.com