VIDEO/ Momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet barbarisht, tre persona i afrohen dhe…

Shqip.com siguron videon e momentit kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet barbarisht nga tre persona. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm pranë një kopshti në zonën e ish-bllokut. Ai është goditur me dorezë hekuri në kokë, grushte dhe shkelma.
Avokati ka marrë dëmtime në kokë dhe gjendja e tij paraqitet e rënduar te Spitali i Traumës. Mjekët vendosën ta mbajnë në koma artificiale për shkal të dy hematomave në tru të cilat i rrezikojnë seriozisht jetën avokatit.
Mësohet se avokati u dhunua për shkak të detyrës. Porositës i sulmit u identifikua Dritan Nano, ish-klient i Sokol Mëngjesit në një çështje pronësie të fituar. Nano ka refuzuar të zbatojë kontratën me avokatin, të cilit i kishte premtuar një apartament në zonën pranë digës së liqenit. Ai ka ushtruar presione të vazhdueshme ndaj avokatit që të tërhiqej nga zbatimi i kontratës e cila si rrjedhojë, me vendim gjykate, kishte bllokuar pronën në fjalë, apartamentin.
/Shqip.com