Lajme

VIDEO/ Momenti kur 33-vjeçari qëllon me armë djalin e xhaxhait para shtëpisë në Durrës

Publikohen pamjet e momentit të plagosjes së 24-vjeçarit në Shënvlash të Durrësit pasditen e djeshme. Shqip.com ka siguruar videon kur i riu Eduard Buqeza është qëlluar me armë zjarri.

Ai u plagos nga djali i xhaxhait, i identifikuar si Ilir Buqeza, 33 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës në oborrin e banesës së 24-vjeçarit pas një konflikti të çastit.

E gjitha është filmuar nga kamerat e sigurisë së banesës, të cilat janë sekuestruar nga policia e Durrësit.

/Shqip.com