Lajme

VIDEO/ Me pranga në duar, ish-ministri Ilir Beqaj shoqërohet nga policia në komisionin e “Sterilizimit”

Screenshot

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë sot nga qelia për t’iu drejtuar sallës ku do të mbahet mbledhja e radhës e komisionit hetimor parlamentar, të Sterilizimit, ku do të dëshmojë.

I prangosur dhe me duart e mbuluara me xhaketë si dhe me dy policë që e mbanin për krahu, Beqaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.

Ilir Beqaj është arrestuar nga SPAK për veprat e korrupsionit, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Beqaj dhe dy persona të tjerë u arrestuan nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC). Në burg janë lënë edhe bashkëpunëtorët e Ilir Beqajt, Alfred Nikolla e Ermal Kurtulla.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Ilir Beqaj është në hetim nga SPAK edhe lidhur me hetimet mbi koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Në këtë çështje ai akuzohet për shpërdorim detyre si ish-ministër i Shëndetësisë, ndërsa janë arrestuar ish-zëvendës ministri Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj.

/Shqip.com