Lajme

VIDEO / Kurti në Marinë të Skenderajt përkujton Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në Marinë të Skenderajt ka përkujtuar dy luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Për këtë përkujtim, Kurti ka shkruar në profilin e tij “Facebook” duke thënë se kontributi i tyre është shembull që duhet bartur brez pas brez.

“Më 30 maj 1999, në luftime të ashpra me forcat e armatosura serbe ata ranë heroikisht duke e mbrojtur popullatën civile. Sot vendosëm lule të freskëta në kujtim të këtyre heronjve. Falë guximit dhe sakrificës së luftëtarëve dhe mbarë popullit tonë ne e gëzojmë lirinë që e kemi. Dashuria dhe vetëmohimi i tyre është shembull që duhet bartur brez pas brezi. Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Kurti.

/Shqip.com