Lajme

VIDEO / I digjet veranda dhe vreshta drejtorit serb në Leposaviq

Zv/ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka publikuar pamje ku shihet se është djegur veranda dhe vreshtat e drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, Nenad Radosavljeviq.

Vokrri ka thënë se këtë e kanë bërë “banditët e Radojçiqit dhe Vuçiqit”.

“Banditët e Radoičićit & Vučićit ia dogjën verandën dhe vreshtën drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, z. Nenad Radosavljević”, ka shkruar Vokrri.

Ai është shprehur se këto sjellje nuk do ta thyejnë vullnetin e qytetarëve serbë për të jetuar të lirë me të tjerët në Kosovë

“Seria e krimeve të tyre ndaj zyrtarëve institucionalë në komunat veriore s’do ta thyejë vullnetin e qytetarëve serbë për të jetuar të lirë e të barabartë me tjerët në Kosovë”, ka shruar ai.

/Shqip.com