VIDEO / Dy deputetë rumunë përleshen fizikisht teksa dalin nga Parlamenti

Dy deputetë rumunë u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin ditën e sotme teksa kanë dalë nga salla e Parlamentit.
Në një video që qarkullon në rrjet duket deputeti Dan Vîlceanu duke kafshuar fytyrën e Florin Roman gjatë përleshjes. Roman postoi në Facebook duke rrëfyer se ai dhe Vîlceanu ishin përfshirë më parë në një grindje verbale që dyshohet se u përshkallëzua kur Vîlceanu e shtyu atë “drejt daljes nga seanca plenare”.
“Jashtë sallës plenare, unë u sulmova përsëri fizikisht, në mënyrë barbare, me një goditje gjuri në zonën e hundës,” pohoi Roman, sipas gazetës. Roman shtoi më tej se Vîlceanu u përpoq ta kafshonte dhe e kapi për qafe.
Roman pretendoi se “ai iu shmang çdo veprimi hakmarrës” për respekt për rregullin parlamentar dhe tha se do të paraqiste një kallëzim penal kundër deputetit tjetër.
Vîlceanu mohoi përdorimin e dhunës fizike ndaj kolegut, por pranoi se ka pasur një mosmarrëveshje verbale me të.
Two MPs got into a fight at a parliamentary session in Romania
— NEXTA (@nexta_tv) May 21, 2024
The conflict took place between Florin Roman, an MP of the National Liberal Party, and Dan Vulceanu, an independent MP.
Roman said that his opponent tried to bite his face and then hit him in the nose with his knee. pic.twitter.com/Skv1PYCnf6
/Shqip.com