Lajme

VIDEO / Digjet një veturë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një veturë është përfshirë nga flakët në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Pestovë.

Në një video të siguruar nga Dukagjini, shihet se vetura është e tëra e përfshirë nga zjarri në një skajë afër rrugës kryesore.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me zëdhënësi e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, por ai ka thënë se nuk kanë informacione deri më tani.

/Shqip.com