Lajme

VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, makina përplas këmbësorin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet ka përplasur një person teksa ka qenë duke kaluar autostradën në këmbë.

I. H., rreth 70 vjeç është marrë përpara nga një automjet furgon me drejtues G. Xh., 21 vjeç.

Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme i plagosuri qëndron i shtrirë në rrugë, në pritje të ambulancës. Mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e rastit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Shqip.com