Victoria dhe David Beckham janë në rrezik për burg

Kohët e fundit, Daily Mail publikoi një seri fotosh ekskluzive të pushimeve të familjes Beckham në superjahtin Seven prej 5 milionë funtesh pranë ishullit Key Biscayne (Florida, SHBA).
Por, më e diskutueshmja është fotografia e Harper Seven duke hipur në një motor uji me një vajzë që bën sërf në det.
E ndërkohë, David dhe Victoria Beckham dhe djali i tyre Romeo janë duke shijuar pijet në jaht.
Mirëpo qejfi që Harper bëri me jet-ski mund t’i fusë prindërit e saj David dhe Victoria në probleme. Ligjet e shtetit ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg.

Burimi i Newsnpr thotë se motoçikleta e ujit po rritej me shpejtësi kur papritur u përmbys. Familja Beckham shikuan me shqetësim shpëtimtarët që ndihmonin t’i kthenin dy vajzat në jaht.
Një agjenci lokale për mbrojtjen e ujit e quajti çiftin ‘të pamatur’ për lejimin e vajzës së tyre të vogël të drejtonte jet-ski.

Një zëdhënës i Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha: “Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jet-ski në një rrugë ujore publike. Është shumë e thjeshtë, ligji e ndalon”.
Për të rejat e çiftit do kuptohet ditët në vazhdim. /SHQIP.com