Vettel grabitet, pas Çmimit të Madh të Spanjës

Piloti i Formula 1, Sebastian Vettel, ishte viktimë e një grabitjeje pas Çmimit të Madh të Spanjës, sipas Bleacher Report.
Aston Martin njoftoi se një grup hajdutësh vodhën një çantë nga Vettel jashtë hotelit të tij në Barcelonë.
Katër herë kampioni më pas u përpoq të gjurmonte sendet duke përdorur GPS nga një palë kufje që ishin në çantë, megjithatë, ai zbuloi se kufjet ishin hequr nga çanta dhe ishin lënë pas nga hajdutët.

Mediat spanjolle raportuan se Vettel kishte përdorur një skuter për të tentuar të gjurmonte çantën e tij.
Aston Martin dha një deklaratë për incidentin:
“Një çantë që i përkiste Sebastian Vettel-it u vodh në Barcelonë këtë mëngjes. Ai u përpoq ta gjente duke përdorur iPhone për të gjurmuar kufjet e tij që ishin në çantën e tij, por kur i gjeti kufjet, ai gjeti ata i braktisën dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të gjente çantën e tij të vjedhur”.
Vettel ka raportuar vjedhjen tek autoritetet lokale gjithashtu për situatën, sipas Andrew Benson të BBC-së.

34-vjeçari u rendit i 11-ti në garën e së dielës. Ai aktualisht ndodhet në vendin e 14-të në renditjen e F1 pasi ka mbledhur katër pikë nga katër gara.
Vettel është piloti i tretë i F1 që është viktimë e një grabitjeje brenda vitit të kaluar, sipas ESPN.
Lando Norris u grabit korrikun e kaluar jashtë stadiumit Wembley pas finales së Euro 2020. Në prill, një orë me vlerë 320,000 dollarë u vodh nga Charles Leclerc./Shqip.com
