Veterani i thotë Tahirit: Mos rrej, me të ardh keq e kishe kry ma herët këtë punë
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u tha veteranëve që po protestojnë se nuk do të lejojnë që të vazhdohet seanca e Kuvendit pa u gjetur një zgjidhje.
“Na vjen keq dhe do të jemi përkrahë jush, nuk mund të ketë seanca normale pa u zgjedh çështja juaj”, u shpreh Tahiri.
Por në momentin kur Tahiri po fliste, një veteran iu drejtua duke i thënë “mos rrej”.
“Me të ardh keq e kishe kry ma herët, mos rrej mos rrej…”, u dëgjua veterani teksa i drejtohej Tahirit.
Në ndërkohë protesta është duke vazhduar.
Theksojmë se sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se në rast se nuk reflekton Qeveria karshi kërkesave të tyre, atëherë do të vendosin edhe tenda.
“Do të organizojmë protesta vazhdimisht, një prej opsioneve është që të dalim këtu me tenda dhe të rrijmë ditën e natën derisa ku pushtet të marr vesh”, tha Klinaku.
Ndërsa ka kërkuar që protestuesit të vazhdojnë të jenë të qetë dhe të mos konfrontohen me Policinë e Kosovës./Shqip.com