“Vetëm ora ime kushton sa karriera e dikujt”, Fisniku thumbon Fjolla Morinën
Publikuar:
(23.03.2022 13:36:53)

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla ka disa muaj që i kanë dhënë fund martesës.
Ata nuk u ndanë në mënyre paqësore, pasi pothuajse gjithë kohën kanë thumbuar njëri-tjetrin.
Si fillim ishte Fjolla që bëri një postim, ku shkruante: “Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, ndërsa ti ke humbur një mashtrues”.
Ndërsa, së fundmi, Fisniku i është përgjigjur, duke publikuar një video me një orë super të shtrenjtë.

“Veç ora jem, bon sa krejt karriera e dikujt”, ka shkruar ai përmbi video si përgjigje për Fjollën.
Ndryshe, Fisniku është duke vazhduar jetën e tij në Belgjikë, ndërsa Fjolla në Prishtinë./SHQIP.com