Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(31.10.2022 11:46:59)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetiti Publik të Kosovës, gjatë një dite nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa, janë shëruar vetëm dy persona.
Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here, por në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht, në Kosovë janë edhe 16 raste aktive me COVID-19.
/Shqip.com