Sport Ndërkombëtar

Vetëm një futbollist është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Barcelonës

Statistikat tregojnë se vetëm një lojtar është paraqitur në të 26 ndeshjet e Barcelonës këtë sezon. Bëhet fjalë për Ansu Fati.

Kjo mund të duket e papritur, sepse mesfushori shpesh dëmtohet. Në nëntor 2020, Fati pësoi një dëmtim dhe qëndroi larg fushave për 305 ditë, duke humbur 47 ndeshje për katalanasit. Dhe sezonin e kaluar Fati nuk mundi të luante për Barçën për 181 ditë.

Tani Ansu, për fat të mirë, është plotësisht i shëndetshëm. Ai është në formë të shkëlqyer fizike dhe po i ndihmon “Blaugranët” në rrugën e tyre drejt fitores në të gjitha turnetë. Këtë sezon i riu ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asistime.

Me Robert Lewandowski që ende po vuan pezullimin, Fati do të drejtojë sulmin e Barcelonës kundër Getafes.

Kështu ka bërë të ditur trajneri Xavi.

/Shqip.com