Sport Ndërkombëtar

Vetëm një fije shpresë për rosonerët

Milani ende pa fitore në Ligën e Kampionëve

U rikthyen në Ligën e Kampionëve, pas shtatë viteve mungesë, por rrugën për te fitorja nuk e kanë gjetur ende.

Milani është me vetëm një pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, shkruan Shqip.com.

Të mërkuren, kuqezinjët barazuan ndaj Portos dhe janë duke e rrezikuar seriozisht eleminimin nga Liga e Kampionëve.

Madje, ky ishte barazimi i parë në këtë kompeticion, pasi kanë pësuar tre humbje.

Me 14 nëntor, skuadra e udhëhequr nga Stefano Pioli, do të udhëtojë në Spanjë, ku do përballet me Atletico Madrid.

AC Milan 1-1 Porto | Champions League: AC Milan earn first point against  Porto and help out Atletico - Champions League
Momente nga ndeshja, Milan-Porto

Duke marrë parasysh që as madrilinët nuk po kalojnë formë të mirë dhe janë në vendin e tretë në grup, atëherë pritet të zhvillohet një ndeshje e “zjarrtë”.

Kurse, takimin e fundit, italianët do e zhvillojnë ndaj Liverpoolit, me datë shtatë dhjetor.

Në këtë ndeshje, anglezët do hyjnë tejet të relaksuar, pasi tashmë veçse e kanë siguruar kualifikimin në faznën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Deri në fund, duket që ky grup do jetë një dramë në vete, kurse nuk dihet se cili është skenari i saj.

Gjendja aktuale në Grupin B:

Liverpool – 12 pikë

Porto – pesë pikë

Atletico Madrid – katër pikë

Milan – katër pikë /Shqip.com