Vetëm 7% e votave të numëruara në Istog – prin Ferati i LDK-së
Publikuar:
(17.10.2021 20:59:59)

Vetëm 7.32 për qind e votave janë numëruar deri në orën 10:50 në Komunën e Istogut.
Sipas rezultateve fillestare, Ilir Ferati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në epërsi me 39.79% të votave.
Pas tij radhitet Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 24.03%.
Ndërsa, në vendin e tretë është Agron Avdijaj nga Lëvizja Vetëvendosje me 21.90%.
Kujtojmë se, Istogu njihet si “bastion i LDK-së”, pasi kjo parti ka udhëhequr që nga paslufta./SHQIP.com
