Vetëm 30 vjeçar, por karrierën do ta vazhdojë në Amerikë

Është vetëm 30 vjeçar, por duket që është ngopur me futbollin në Evropë.
Lorenco Insigne është afër largimit nga Napoli.
Sipas shumë mediave italiane, angleze, dhe amerikane, Insigne ka arritur marrëveshje me Toronto FC dhe karrierën do e vazhdojë në elitën e futbollit amerikan.
Ndërsa, ish-agjenti i Lorencos, Antonio Ottaiano, për ‘Radio Marte’, tha se “është një zgjedhje e stilit të jetesës më shumë sesa një karrierë .
Një vendim si ky do të thotë të luash një lloj sporti shumë të ndryshëm. Është futboll ekspozues, jo një garë e duhur. Ne duhet të shohim se cilat janë prioritetet e tij, nga kush po merr këshilla”.
Insigne tashmë është shndrruar në legjendë të Napolit – ku edhe mban shiritin e kapitenit.

Ai ka kaluar gjithë karrierën e tij si futbollist profesionist te Napoli – përjashtuar huazimet te Foggia, Cabese dhe Pescara.
Pozita e titullarit në krahun e majtë të napoletanëve – ka qenë e padiskutueshmë për të – në pesë vitet e fundit.
Ndërsa, në këtë sezonë ai është paraqitur 15-të herë në Serie A, ka shënuar katër gola dhe ka asistuar pesë herë.
Arritja më e madhe në karrierën e tij – mbetet fitimi i Kampionatit Evropian me Italinë në “Euro 2020”. /Shqip.com