Vetë-plagoset një person në Prizren
Publikuar:
(14.08.2021 09:22:05)

Policia e Kosovës njofton se një person është vetë-plagosur me armë zjarri në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 në rrugën “Janina”.
Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor.
Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz me 43 fishekë.
Rasti është hapur si “Përdorim i armës”./SHQIP.com