Vetaksident tragjik në Podujevë, vdesin dy persona
Publikuar:
(16.09.2023 22:42:21)

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë pas një vetaksidenti të ndodhur sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidh fshatin Sfeqël dhe Shajkovc në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Siç bëhet me dije, dy viktimat janë të datëlindjeve 1981 dhe 1995.
Mediat lokale të Podujevës ndërkohë kanë publikuar edhe fotografinë nga vendi i aksidentit.
/Shqip.com