Lajme

Veselinoviq përmendet në dosjen hetimore kundër gjeneralit të policisë serbe

Ish-ndihmës drejtori i Policisë serbe, Sllobodan Maleshiq është duke u përballur me një hetim.

Urdhrat për zgjatjen e mbikëqyrjes sekrete të ish-ndihmës drejtorit të policisë dhe kryerjen e një hetimi kundër tij, zbulojnë çështje problematike dhe kontakte mes përfaqësuesve të qeverisë dhe biznesmenëve nga lista e zezë.

Siç raporton Danas, në urdhrin e datës 21 qershor 2021, gjykatësit për procedurën paraprake, duke zgjatur mbikëqyrjen e fshehtë të Maleshiqit, përmenden kontaktet e tij të dyshimta kryesisht me tani të dyshuarin Xhenan Kujoviç.

Vetëm kontaktet e tij me kryetarin e atëhershëm të Novi Sadit, Milosh Vuçeviqn dhe ministrin Nebojsha Stefanoviq nuk janë duke u edifikuar pa hyrë në detaje, ndërsa më shumë detaje janë përshkruar për takime dhe biseda me biznesmenin e dyshimtë Zvonko Veselinoviq.

Kështu, për përfaqësuesit e autoriteteve, thuhet qartë: “Pati bisedime të regjistruara midis Maleshiq dhe Millosh Vuçeviqit, kryetar i Novi Sadit, në lidhje me partinë që Vuçeviq i referohej Maleshiqit”.

Ndërsa, bisedimet e Maleshiqit me Nebojsha Stefanoviç tregojnë për një marrëveshje për arritjen e kontaktit të drejtpërdrejtë dhe vërejtjeve se Maleshiq do të donte të përgëzohej vitin e ardhshëm për Troikën.

Në rastin e një biznesmeni nga Kosova, tregohen më shumë detaje. Thuhet se Maleshiq kishte “kontakt të drejtpërdrejtë me Zvonko Veselinoviqin në shtëpinë e tij në Novi Sad më 7 prill 2021, dhe nëpërmjet një aplikimi në internet në lidhje me kontrollet e kryera nga Sektori i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Brendshme në lidhje me dijeninë se anëtarët e Xhandarmërisë ishin duke siguruar Zvonko Veselinoviqin dhe duke fshehur këto fakte nga Maleshiq.

Megjithatë, thuhet se ata kontaktuan në lidhje me lejimin e një personi të paemër me interes të sigurisë për të hyrë në Serbi, pastaj për shkak të “hidrocentralit që Veselinoviq po ndërton në komunën e Pribojit, për këtë arsye Maleshiqi ndikoi në menaxhimin e Komunës së Pribojit”.

Ata kontaktuan gjithashtu “për shkak të një aksidenti trafiku që përfshiu Veselinoviçin në Beograd më 8 prill 2021, ku Maleshiq dha udhëzime se shoferi i Veselinoviçit, Miljan Dragoviç nuk e deklaron veten si një anëtar i xhandarmërisë ndaj policëve që kryen hetimin.”

Dyshohet gjithashtu se ata u kontaktuan për shkak të “një përpjekjeje për të zhvatur pronarin e ‘Pauzit’ në Novi Sad” dhe “vendosjen e eksplozivëve nën automjetin e Dalibor Bogdanoviç”.

Ish oficeri i policisë, Bogdanoviç ka një të kaluar të pasur kriminale dhe është në gjyq për rrëmbim. Krahas kësaj, ai ishte viktimë e disa vrasjeve të dështuara dhe dikur u plagos rëndë nga një bombë e vendosur nën makinën e tij.

Kujtojmë se gjenerali i Policisë dhe Shefi i Departamentit të Policisë së Novi Sadit, Sllobodan Maleshiq u arrestua një natë pas zgjedhjeve në Serbi dhe Zyra e Prokurorisë për Krim të Organizuar e cilësoi si të dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkelje penale të Trafikut të Ndikimit.

Vlen të theksohet se Veselinoviq është njëri nga të dyshuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Vrasja e Ivanoviqit nga Veselinoviq thuhet se u bë në bashkëpunim me Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq Zheiko Bojiç dhe Milan Radoiçiq.

Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Në aktakuzën e Prokuroirsë Speciale thuhet se Spasojeviq, Roshiq, Basara dhe Arsoviq, nga viti 2014 deri në vitin 2018, në Mitrovicë, në bashkëpunim me të pandehurit Zheiko Bojiç, Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, të cilët gjenden në arrati dhe me dy të pandehur tjerë që deri më tani janë të panjohur për organet e rendit, duke vepruar si grup i organizuar nën udhëheqjen e të pandehurve Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarinë e përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Tutje thuhet se secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja Ivanoviq, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardh deri te vrasja e tij.

Spasojeviq, thuhet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të dyshuarin e panjohur për policinë, duke krijuar kushtet kryerjen e kësaj vepre penale.

Spasojeviq, fillimisht ju ka mundësuar të dyshuarve që të lëviznin me veturën zyrtare të policisë të markës “Golf IV”, karavan, më pas i ka dërguar të njëjtit tek vetura “Opel Astra”, ngjyrë e kaltër, pa targa, nga e cila veturë është shtënë në drejtim të ndjerit Ivanoviq, e që për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës.

Tutje, thuhet se përveç kësaj i pandehuri Spasojeviq, në ditën kritike së bashku me dy policët që kanë qenë të parët në vendin e ngjarjes Zharko Jovanoviq dhe Dragisha Markoviq, me dashje dhe dijeni ka shpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që ka lejuar personat e paautorizuar të futen në vendin e ngjarjes dhe të dëmtojnë provat që kanë qenë aty.

Sipas aktakuzës, Roshiq, ka ndihmuar Spasojeviq, Basara, Bojiç, Veselinoviç, dhe Radoiçiç, në atë mënyrë që me veturën e tij të llojit “Santa Fe”, ka përcjellë çdo lëvizje të tani të ndejrti Ivanoviq, para vrasjes së tij, ku pas vrasjes, në rrobat e të ndjerit është gjetur një letër, në të cilën kanë qenë të dhënat e veturës “Santa Fe”, ngjyrë e zezë.

Kjo veture thuhet se pas vrasjes së viktimës e ka përcjellë edhe vëllain e viktimës Ivanoviq, e njëjta veturë është në pronësi dhe përdorim të pandehurit Roshiq dhe vetura e përmendur parkohet tek restoranti “Grey” që është pronë e të pandehurit Radoiçiç.

Aktakuza thotë se i pandehuri Rade Basa, në cilësinë e zyrtarit policor, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare duke vepruar si anëtar i grupit kriminal, njëkohësisht si hetues policor, ka bashkëpunuar ngushtë me Zheljko Bojiq dhe me grupin kriminal të organizuar e që është udhëhequr ngga Milan Radoiçiç, nga i cili grup ka marrë urdhra për të fshehur dhe eliminuar dëshmitë-provat/

Për të pandehurën Silvana Arsoviq, thuhet se si anëtare e grupit kriminal të organizuar, duke bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit që kanë qenë në koordinim për vrasjen e Ivanoviq, ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke bërë krijimin e kushteve dhe mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale në atë mënyrë që në kohën e aktit të kryerjes së vrasjes të Ivanoviq, e pandehura ka qenë në dijeni se kamerat e sigurisë në zyret e SDP-së kanë qenë të ndalura në mënyrë të dhunshme, duke u ç’kyçur nga rryma, me ç’rast u është mundësuar lehtësim të dyshuarve që të mos incizohen nga kamerat e sigurisë, kur të kryhet akti i vrasjes ndaj të ndjerit Ivanoviq.

E njëjta thuhet se me datën 16 janar 2018, në ora 08:16, menjëherë pas vrasjes së Ivanoviqit, i ka aktivizuar kamerat e sigurisë në zyret e partisë SDP, e cila ka qenë duku punuar si administratore në këto zyre dhe si person i vetëm në objektin e përmendur në kohën kur është kryer vrasja.

Tutje, aktakuza thotë se i akuzuari Dragisha Markoviq, në vitin 2019, në cilësi të zyrtarit policor, pa autorizim i ka vënë në dispozicion personit tjetër informatën, e cila përbën fshehtësi zyrtare

Në vijim thuhet se Dragisha Markoviq dhe Zharko Javanoviq, në datën 16 janar 2018, në cilësi të personave zyrtare, kanë shpërdorur detyrën e tyre zyrtare duke mos i kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që pas vrasjes së Ivanoviq, kanë dal në vendin e ngjarjes, nuk e kanë siguruar mirë vendin e ngjarjes duke lënë persona të tjerë që të ndërhyjnë në atë hapësirë, si dhe të njëjtit me qëllim që t’i bëjnë të pashfrytëzueshme provat në procedura zyrtare, kanë manipuluar me to, duke i hequr dhe fshehur ato, ashtu që fillimisht i pandehuri Dragisha Markoviq bën me dorë në drejtim të gëzhojës, e cila ishte gjetur në vendin e ngjarjes, e të cilën më pas i pandehuri Jovanoviq e merr, e fut në xhep dhe së bashku me Markoviq largohen nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, Jovanoviq, gjithashtu akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pasi të njëjtit me datën 10 shkurt 2018, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të shtëpive dhe objekteve përcjellëse dhe gjatë kontrollit të banesës së tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë e markës TT, e kalibrit 7.62 mm, dhe 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat i pandehuri i ka poseduar pa leje. 

/Shqip.com