Rozë

Vesa Smolica kritikon Qeverinë: Çfarë kemi faj ne të vaksinuarit të përballemi njëjtë me masat si ata të pavaksinuar?

Vesa Smolica,

Këngëtarja nga Gjakova, Vesa Smolica është shumë aktive në rrjetet sociale.

Vesa jo rrallë tregon momentet e ndryshme nga jeta e saj apo edhe nga karriera me anë të fotove e videove të ndryshme.

Ajo nuk heziton që kohë pas kohë të reagojë në lidhje me zhvillimet në vend.

Një gjë të ngjashme e ka bërë edhe sot teksa ka reaguar për masat e reja që ka ndërmarrë qeveria për të luftuar pandeminë.

Ajo ka thënë së nuk duhet që të pësojnë njësoj si personat e vaksinuar si ata që nuk janë vaksinuar.

“Çka kemi faj ne të vaksinuarit, njëjtë me u përball me masat si ata të pavaksinuar? Çka kemi faj ne, që ju keni pushuar vikendit e nuk kanë funksionu sallat e vaksinimit edhe pse ishim/jemi në gjendje kritike dhe në anën tjetër bëhej thirrja për vaksinim (në kundërshtim me fjalët e juaja), ka shkruar ajo.

Më tej, Vesa ka thënë “por shihemi në tetor se ju nevojitet me i hapë masat atëherë, shkak i fushatave zgjedhore si dikur”./SHQIP.com