Vesa Luma për performancën e Bregoviqit: Kam menduar që organizatorët do të kishin dëgjuar zërat e familjarëve të të zhdukurve
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/08/Goran-2.jpg)
Edhe pas shumë kundërshtimeve për pjesëmarrjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë , ai ka përformuar.
Ai u ngjitë në skenën e festivalit të dielën (22 gusht) në natën e fundit.
Reagimet kanë vazhduar edhe pas performancës së tij, teksa një të tillë së fundmi e bëri këngëtarja, Vesa Luma.
Ajo thotë se ka menduar që organizatorët kanë dëgjuar zërat e familjarëve të zhdukurve në Kosovë që dërguan letra për anulimin e këngëtarit të Kallashnikovit.
“Nuk e di pse deri në momentin e fundit mendova që organizatoret e koncertit minimumi do të kishin degju zërat të familjareve të të zhdukurve të Kosovës që iu drejtuan me letër lutje për anulim të këngëtarit të Kallashnikovit”, ka thënë ajo.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/08/Vesa.png)
Në anë tjetër, përformanca e tij nuk ka kaluar pa incidente, ku gjatë këndimet të tij është hedhur gaz lotsjellës.
Në videot e publikuara në media, disa pjesëmarrës shihen duke fërkuar sytë, pas gazit lotsjellës.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/08/Goran-1.jpg)
Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm.
Para koncertit forcat e sigurisë kanë vëzhguar gjithë ambientin ku do të mbahej koncerti./SHQIP.com