Verstappen mund të rrëmbejë kurorën e F1 në Singapor

Një stinori mjaft të suksesshëm mund t’i vije fundi në Singapor.
Max Verstappen ka mundësi ta fitojë titullin e Formula 1 në garën e ardhshme.
Edhe pse matematikisht është e mundur – gjasat që një gjë e tillë të ndodh janë mjaft të vogla.

Dyshja e Ferrarit, Charles Leclerc e Carlos Sainz, Serigo Perez dhe George Russell kanë ende mundësi t’ia rrëmbejnë titullin belgu.
Por, Singapor Grand Prix do të jetë gara e parë e këtij stinori ku titulli mund të vendoset përfundimisht.
Realisht Leclerc është rivali më i përafërt i Verstappen.

Për të fituar titullin sigurisht që gjëja kryesore është që 24-vjeçari të renditet i pari.
Nëse Verstappen fiton – atëherë Leclerc duhet të renditet më poshtë se pozicioni i tetë – ose më poshtë se vendi i shtatë në belgu fiton edhe xhiron më të shpejt.
Por, fakti që Leclerc nuk ka përfunduar kurrë jashtë top-gjashtës dhe kjo nuk ka shumë gjasa të ndodh./Shqip.com